ShowSport

E cilësuar ndër futbollistet më tërheqëse në botë, Alisha Lehmann mahnit duke realizuar me ‘rabona’

E cilësuar ndër futbollistet më tërheqëse në botë, Alisha Lehmann mahnit duke realizuar me ‘rabona’

Futbollistja zvicerane, Alisha Lehmann, prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të dukjes fizike, por tani ka treguar aftësitë e saj në futboll gjatë stërvitjeve. 24-vjeçarja ka luajtur për Aston Villan për një kohë të gjatë dhe goli i saj në stërvitje është bërë viral. Bukuroshja ka shpërndarë video në profilet e

Besnik Batusha

Futbollistja zvicerane, Alisha Lehmann, prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të dukjes fizike, por tani ka treguar aftësitë e saj në futboll gjatë stërvitjeve.

24-vjeçarja ka luajtur për Aston Villan për një kohë të gjatë dhe goli i saj në stërvitje është bërë viral.

Bukuroshja ka shpërndarë video në profilet e saja në rrjetet sociale duke realizuar një gol të bukur me ‘rabona’.

Këtë gol e ka shënuar në një nga seancat stërvitore të Aston Villas dhe është xhiruar nga kamerat.

Ajo është mburrur menjëherë në TikTok dhe në Instagram duke i lënë fansat e saj të mahnitur, të cilët madje e krahasuan me Cristiano Ronaldon.

(Foto: Instagram/alishalehmann7)

Ndryshe, Alisha është sportistja më e popullarizuar zvicerane në Instagram dhe profili i saj ka më shumë ndjekës se tenisti legjendar, Roger Federer, i cili e mbante këtë epitet për një kohë të gjatë.

@alishalehmann7

💘

♬ I Like It – Cardi B & Bad Bunny & J Balvin
Alisha Lehmann

Mëshumë nga ShowSport

Të gjitha →
ShowSport

Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

ShowSport

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

ShowSport

Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

ShowSport

Vesa konfirmon lidhjen me Dakun? Publikon dhuratat e marra nga ai