Futboll ndërkombëtar

Sevilla futet në garë për transferimin e Myrto Uzunit

Sevilla futet në garë për transferimin e Myrto Uzunit

Myrto Uzuni është një nga sulmuesit më në formë në futbollin spanjoll, pasi është duke shkëlqyer me fanellën e Granadas. Sulmuesi shqiptar është golashënuesi kryesor në La Liga 2 ku deri më tani ka realizuar 21 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. 27-vjeçari po kërkohet nga shumë skuadra, derisa së fundmi në garë

Besnik Batusha

Myrto Uzuni është një nga sulmuesit më në formë në futbollin spanjoll, pasi është duke shkëlqyer me fanellën e Granadas.

Sulmuesi shqiptar është golashënuesi kryesor në La Liga 2 ku deri më tani ka realizuar 21 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

27-vjeçari po kërkohet nga shumë skuadra, derisa së fundmi në garë është futur edhe Sevilla.

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Sevilla e ka përcjellë në disa ndeshje Uzunin dhe janë gati që ta transferojnë atë në afatin kalimtar veror.

Megjithatë, për transferimin e sulmuesit shqiptar, Sevilla shpreson që Granada të mos ngjitet vetë në elitë.

Kjo pasi në klauzolën e kontratës së tij është vendosur që shifra e largimit shkon në 25 milionë euro nëse e lë ekipin në La Liga.

Shpenzim që Sevilla nuk është gati ta bëjë, ndonëse futbollisti raportohet nga mediat spanjolle se është i tërhequr nga ideja për të luajtur me klubin i cili mban numrin rekord të gjashtë trofeve të fituar në Ligën e Evropës. 

Myrto UzuniSevilla

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions