Futboll ndërkombëtar

Derbi i Tiranës nuk jep fitues

Derbi i Tiranës nuk jep fitues

Derbi i Tiranës ndërmjet Tiranës dhe Partizanit nuk ka dhënë fitues. Të mërkurën mbrëma, Tirana dhe Partizani luajtën baras 1:1, në ndeshjen e xhiros së 33-të të elitës së futbollit të Shqipërisë. Me këtë barazim, skuadra “bardhekaltër” ka mbajtur kryesimin në tabelë. Tirana ka 60 pikë, ndërsa Partizani ka dy pikë më pak. Fillimi i

Besnik Batusha

Derbi i Tiranës ndërmjet Tiranës dhe Partizanit nuk ka dhënë fitues. Të mërkurën mbrëma, Tirana dhe Partizani luajtën baras 1:1, në ndeshjen e xhiros së 33-të të elitës së futbollit të Shqipërisë. Me këtë barazim, skuadra “bardhekaltër” ka mbajtur kryesimin në tabelë.

Tirana ka 60 pikë, ndërsa Partizani ka dy pikë më pak. Fillimi i ndeshjes ishte i hapur dhe pati raste nga të dyja skuadrat. Ndërkohë, pati edhe hedhje të fishekzjarrëve nga tribunat. Kjo bëri që ndeshja të ndërpritej herë pas here.

Pati edhe kacafytje mes lojtarëve, ndërsa ndeshja ishte e tensionuar. Rasti më i mirë në pjesën e parë ishte në minutën e 44-t, kur Christian Mba, ish-sulmuesi i Trepçës ’89 gjuajti me kokë, por ish-portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, priti tentimin e tij.

Gardiani i Tiranës ishte i saktë në dy ndërhyrjet, edhe pas gjuajtjes së Victor da Silvas. Por Mba bashkëveproi me Da Silvan në minutën e 53-të, ndërsa ky i fundit nuk gaboi për epërsinë e Partizanit. Nga minuta e 56-të pati sërish tensione. Tifozët nga tribunat qëlluan portierin e Partizanit dhe ndeshja sërish u ndërpre për disa minuta. Tirana u hodh me gjitha forcat për ta barazuar rezultatin dhe ia arriti një gjëje të tillë me Ardit Deliun, që në minutën e 81-të shënoi gol të bukur me gjuajtje të fuqishme nga distanca. Deri në fund të ndeshjes raste pati por jo edhe gola.

Në tri ndeshjet e mbetura, Tirana luan në udhëtim te Laçi, e pret Bylisin dhe i shkon Erzenit. Tirana është edhe në finale të Kupës. Luan kundër Egnatias më 1 qershor. Ndërkohë, Partizani e pret Vllazninë e Shkodrës, udhëton te Kastrioti, kurse në fund e pret Teutën.

Derbi i Tiranës

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions