Lautaro Martinez, lojtari i ndeshjes

Interi ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që prej vitit 2010, kur edhe ishte shpallur kampion i kësaj gare. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi eliminoi Milanin në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 3:0. Ndeshja e dytë gjysmëfinale, e zhvilluar sonte në stadiumin “Guiseppe Meazza”, përfundoi me rezultatin 1:0.
Interi ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që prej vitit 2010, kur edhe ishte shpallur kampion i kësaj gare.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi eliminoi Milanin në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 3:0.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale, e zhvilluar sonte në stadiumin “Guiseppe Meazza”, përfundoi me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Nerazurrët” e shënoi Lautaro Martinez, në minutën e 74-t.
Sulmuesi argjentinas u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes nga UEFA.
Paneli Teknik i Vëzhguesve të UEFA-s e dha këtë vlerësim: “Ai shënoi golin, sigurisht, por ai gjithmonë i mbante të zënë mbrojtësit dhe punoi shumë në mbrojtje. Një kapiten i vërtetë”.




