Futboll ndërkombëtar

Gary Neville i shqetësuar, kërkon nga Premierliga ta ndalë transferimin e lojtarëve drejt Arabisë Saudite

Gary Neville i shqetësuar, kërkon nga Premierliga ta ndalë transferimin e lojtarëve drejt Arabisë Saudite

Gary Neville ka kërkuar nga Premierliga që ta ndalë transferimin e lojtarëve në Arabinë Saudite derisa të jetë e bindur dhe ta ketë të qartë që integriteti i garës së saj të mos vihet në rrezik. Cristiano Ronaldo, Karim Benzema e N’Golo Kante i janë bashkuar tashmë Saudi Pro League, ndërsa spekulohej që rrugën e

Besnik Batusha

Gary Neville ka kërkuar nga Premierliga që ta ndalë transferimin e lojtarëve në Arabinë Saudite derisa të jetë e bindur dhe ta ketë të qartë që integriteti i garës së saj të mos vihet në rrezik.

Cristiano Ronaldo, Karim Benzema e N’Golo Kante i janë bashkuar tashmë Saudi Pro League, ndërsa spekulohej që rrugën e tyre do ta ndiqte edhe Lionel Messi, i cili megjithatë në fund përfundoi në SHBA.

Një numër tjetër futbollistësh të njohur pritet të përfundojnë në Arabinë Saudite si kapiteni i Wolverhamptonit, Ruben Neves, lojtarët e Chelseat, Kalidou Koulibaly e Hakim Ziyech si dhe lojtari i Arsenalit, Thomas Partey.

Mësohet se ambicie e ligës është që të bëhet njëra prej pesë më të fortave në botë.

E ndërkohë, ish-futbollisti anglez është në mesin e atyre që kërkojnë të bëhet diçka, në mënyrë që të mos dëmtohet integriteti i Premierligës.

“Premierliga duhet t’ia vë një lloj embargoje transfereve në Arabinë Saudite për ta ruajtur integritetin e lojës, që ai të mos dëmtohet”, deklaroi Neville për “BBC Sport”.

“Duhet të bëhen kontrolle në përshtatshmërinë e transaksioneve. Mendoj se në këtë moment transferimet duhet të ndërpriten derisa të shikohet struktura e pronësisë së Chelseat dhe nëse ka ndonjë benefite nga kjo punë”, vazhdoi Neville.

Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite, që është në pronësi të Newcastle United, këtë muaj konfirmoi se do t’ju ndihmojë katër klubeve lidere të vendit, përfshirë këtu edhe Al-Nassr, i cili në dhjetor e transferoi Ronaldon.

Shumë lojtarë të njohur pritet të përfundojnë në Lindjen e Mesme, ku ofertat për ta janë të parezistueshme dhe të parefuzueshme. 

ArabiaGary NevilleKante

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions