Futboll ndërkombëtar

Jackson do të firmosë kontratë tetëvjeçare me Chelsean

Jackson do të firmosë kontratë tetëvjeçare me Chelsean

Sulmuesi Nikolas Jackson do të firmosë kontratë afatgjate me Chelsean pasi të finalizohet transferimi i tij nga skuadra e Villarrealit. “Sky Sports” shkruan, të hënën, se Jackson gjatë kësaj jave do të prezantohet si përforcimi më i ri i Chelseat. Ai me Chelsean do të firmosë kontratë tetëvjeçare dhe do të jetë pjesë e ekipit

Besnik Batusha

Sulmuesi Nikolas Jackson do të firmosë kontratë afatgjate me Chelsean pasi të finalizohet transferimi i tij nga skuadra e Villarrealit. “Sky Sports” shkruan, të hënën, se Jackson gjatë kësaj jave do të prezantohet si përforcimi më i ri i Chelseat.

Ai me Chelsean do të firmosë kontratë tetëvjeçare dhe do të jetë pjesë e ekipit londinez deri në verën e vitit 2031. Chelsea tashmë ka arritur marrëveshje me Villarrealin për sulmuesin senegalez, pasi është pajtuar të paguajë klauzolën e lirimit të tij në vlerë prej 35 milionë eurosh.

22-vjeçari verën e shkuar debutoi me ekipin e parë të Villarrealit dhe shënoi 13 gola në 38 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ku shtoi edhe 5 asistime.

ChelseaJackson

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions