Barcelona do të kontaktojë sot PSG-në, zbulohet plani që ka për Mbappen

Kylian Mbappe po dominon sërish kryetitujt, teksa gara për nënshkrimin e tij po “nxehet”. Këtë të hënë u bë e ditur se Al-Hilal ka dërguar ofertën e parë zyrtare te Paris Saint-Germaini për yllin francez, me vlerë rekorde prej 300 milionë eurosh. Klubi parisien thuhet se është i gatshëm të pranojë ofertën e klubit saudit,
Kylian Mbappe po dominon sërish kryetitujt, teksa gara për nënshkrimin e tij po “nxehet”.
Këtë të hënë u bë e ditur se Al-Hilal ka dërguar ofertën e parë zyrtare te Paris Saint-Germaini për yllin francez, me vlerë rekorde prej 300 milionë eurosh.
Klubi parisien thuhet se është i gatshëm të pranojë ofertën e klubit saudit, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Mbappes.
Sipas “L’Equipe”, Barcelona gjithashtu ka shprehur interesim për 24-vjeçarin.
Barça thuhet se ka planifikuar të kontaktojë parisienët sot për të diskutuar rreth një lëvizjeje të mundshme për ish-sulmuesin e Monacos.
“Bluagranët”, që po përballen me probleme financiare, thuhet se janë të gatshëm të përfshijnë lojtarë të ndryshëm për të arritur një marrëveshje.



