Futboll ndërkombëtar

Kane shkëlqen në fitoren e Bayernit

Kane shkëlqen në fitoren e Bayernit

Sulmuesi Harry Kane ka shënuar dy gola, ndërsa Bayerni ka fituar 3:1 ndaj Augsburgut. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së dytë të Bundesligës gjermane. Kampioni në fuqi, Bayerni, kaloi në avantazh në minutën e 32-të, kur autugol shënoi Felix Uduokhai. Në minutën e 40-të Kane konkretizoi penallti për 2:0, ndërsa golin për 3:0

Besnik Batusha

Sulmuesi Harry Kane ka shënuar dy gola, ndërsa Bayerni ka fituar 3:1 ndaj Augsburgut. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së dytë të Bundesligës gjermane. Kampioni në fuqi, Bayerni, kaloi në avantazh në minutën e 32-të, kur autugol shënoi Felix Uduokhai.

Në minutën e 40-të Kane konkretizoi penallti për 2:0, ndërsa golin për 3:0 e realizoi në minutën e 69-të.

Dion Beljo shënoi për Augsburgun në minutën e 86-të.

Tek Augsburgu startuan Mërgim Berisha e Elvis Rexhbeçaj, që lanë fushën në minutën e 66-të. Bayerni ka shënuar fitoren e dytë. Augsburgu kishte barazuar në xhiron e parë.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions