Futboll ndërkombëtar

Zhduket futbollisti i klubit të elitës kroate

Zhduket futbollisti i klubit të elitës kroate

Klubi kroat HNK Gorica, ka raportuar se është zhdukur futbollisti i sapo transferuar Abdullah Talal Hameed. Gorica kishte transferuar 27-vjeçarin dy javë më parë nga klubi hungarez ZTE. Përmes një postimi në rrjete sociale, klubi kroat ka treguar se futbollisti është nisur nga Budapesti për në Kroaci më 21 gusht dhe nuk dihet për vendndodhjen

Besnik Batusha

Klubi kroat HNK Gorica, ka raportuar se është zhdukur futbollisti i sapo transferuar Abdullah Talal Hameed.

Gorica kishte transferuar 27-vjeçarin dy javë më parë nga klubi hungarez ZTE.

Përmes një postimi në rrjete sociale, klubi kroat ka treguar se futbollisti është nisur nga Budapesti për në Kroaci më 21 gusht dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Nga klubi kroat është bërë e ditur se është lajmëruar rasti në Policinë e Hungarisë.

Hameed kishte shkuar në Budapest për të marrë dokumentacionet e nevojshme.

“Zhdukja është raportuar në policinë hungareze, dhe familja dhe HNK Gorica po kërkojnë nga kushdo që ka ndonjë informacion për Hameed të kontaktojë stacionin apo klubin më të afërt të policisë”, shkruan klubi i HNK Goricës në “Facebook”.

Hameed kishte një makinë Porsche të bardhë “Taycan” me targa suedeze, teksa ka pasaportë irakiane dhe suedeze.

Organet ligjzbatuese nuk përjashtojnë mundësinë që futbollisti të jetë rrëmbyer, pasi ai vjen nga një familje e pasur.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions