Futbolli në Arabi nis të bëhet spektakolar, shtatë gola në kryendeshjen e javës

Futbolli në Arabinë Saudite ka nisur të marrë formë pas investimeve marramendëse. Al-Hilali ka realizuar përmbysje spektakolare dhe e ka mposhtur në udhëtim Al-Ittihadin me rezultat 4:3, në kryendeshjen e javës së pestë. Al-Hilali në pjesën e parë ishte duke pësuar 3:1. Për Al-Ittihadin shënuan Romarinho (16’), Karim Benzema (38’) dhe Abderrazak Hamdallah (45’). Aleksandar
Futbolli në Arabinë Saudite ka nisur të marrë formë pas investimeve marramendëse. Al-Hilali ka realizuar përmbysje spektakolare dhe e ka mposhtur në udhëtim Al-Ittihadin me rezultat 4:3, në kryendeshjen e javës së pestë.
Al-Hilali në pjesën e parë ishte duke pësuar 3:1.
Për Al-Ittihadin shënuan Romarinho (16’), Karim Benzema (38’) dhe Abderrazak Hamdallah (45’). Aleksandar Mitroviq (20’) shënoi golin e vetëm në këtë pjesëlojë për Hilalin.
Mitroviq (60’ 65’) shpërtheu me dy gola për ta kompletuar het-trikun dhe për ta barazuar rezultatin.
Salem Al Dawsari në minutën e 71-të kompletoi përmbysjen për Al-Hilalin.
Tek Al-Hilali mungoi Neymar për shkak dëmtimi



