Leverkuseni i Xhakës mbetet i pamposhtur, barazon me Bayernin

Bayer Leverkuseni ka vazhduar me formën e mirë këtë edicion në Bundesligë, pasi i ka marrë pikë kampionit në fuqi, Bayern Munichut. Në derbin e xhiros së katërt, të zhvilluar të premten mbrëma në Munich, Bayerni dhe Leverkuseni luajtën baras – 2:2. Ishte një ndeshje e fortë dhe dramatike, në të cilën u shënuan nga
Bayer Leverkuseni ka vazhduar me formën e mirë këtë edicion në Bundesligë, pasi i ka marrë pikë kampionit në fuqi, Bayern Munichut.
Në derbin e xhiros së katërt, të zhvilluar të premten mbrëma në Munich, Bayerni dhe Leverkuseni luajtën baras – 2:2.
Ishte një ndeshje e fortë dhe dramatike, në të cilën u shënuan nga dy gola në të dyja pjesët.
Si për Bayernin ashtu edhe Leverkusenin, ky është barazimi i parë këtë edicion pas tri fitoreve në tri xhirot e para.
Bavarezët kaluan në epërsi me anë të sulmuesit Harry Kane, i cili realizoi në minutën e shtatë me kokë. Megjithatë, avantazhi i Bayernit nuk zgjati shumë pasi Leverkuseni barazoi shifrat në minutën e 24-të. Alejandro Grimaldo shënoi gol fantastik nga gjuajtja e lirë për 1:1.
Bayerni kaloi në epërsi në minutën e 86-të me anë të Leon Goretzkas, ndërsa Leverkuseni barazoi nga penalltia në kohën shtesë nëpërmjet mefushorit Palacios.
Xhaka ishte i pazëvendësueshëm në këtë derbi tek Leverkuseni.



