Sport Ndërkombëtar

Mahrez martohet për herë të dytë me të njëjtën grua

Mahrez martohet për herë të dytë me të njëjtën grua

Taylor Ward dhe Riyad Mahrez kanë ndërruar unazat në një ceremoni formale në Londër të hënën, duke u bërë për herë të dytë burrë dhe grua Ish ylli i Manchester City dhe modelja i kanë shkëmbyer unazat e tyre në prani te të afërmeve të tyre në Hotelin Londoner në qytet. Mahrez dhe Ward, të

Besnik Batusha

Taylor Ward dhe Riyad Mahrez kanë ndërruar unazat në një ceremoni formale në Londër të hënën, duke u bërë për herë të dytë burrë dhe grua

Ish ylli i Manchester City dhe modelja i kanë shkëmbyer unazat e tyre në prani te të afërmeve të tyre në Hotelin Londoner në qytet. Mahrez dhe Ward, të cilët kanë një vajzë që e kanë pagëzuar Mila, më parë ishin martuar me një ceremoni muslimane me dasmë në janar të vitit 2022 dhe sipas The Sun ata planifikojnë ta mbajnë edhe një dasmë në fund të këtij viti.

Sulmuesi dhe ish gruaja e tij, Rita Johal kanë qenë të martuar për gjashtë vite dhe kanë dy fëmijë.

Sipas Mail, Johal e cila ka 28 vjet më parë kishte thënë se ndarja e çiftit erdhi si rezultat i kalimit të sulmuesit në Manchester City dhe se algjeriani ndihej i mbingarkuar për shkak të konkurrencës që kishte në këtë ekip.

Mahrez ishte larguar nga Leiceter për në City më 2018 për 60 milionë funte, pasi që ishte futbollisti kyç i Leicester që ata e fituan Premier Ligën më 2016.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions