Futboll ndërkombëtar

Vetëm fitore për të dyja ekipet, ja kush është arbitri që do të vendosë drejtësi në Inter-Milan

Vetëm fitore për të dyja ekipet, ja kush është arbitri që do të vendosë drejtësi në Inter-Milan

Simone Soxa do të ketë nderin dhe barrën e arbitrimit të derbit të Madoninës që do të zhvillohet nesër në orën 18:00 në “San Siro”. Do të jetë hera e parë që dueli i Milanos do të arbitrohet nga një milanez dhe kjo do të jetë ndeshja e 34-t për Soxën në Serinë A. 36-vjeçari

Besnik Batusha

Simone Soxa do të ketë nderin dhe barrën e arbitrimit të derbit të Madoninës që do të zhvillohet nesër në orën 18:00 në “San Siro”. Do të jetë hera e parë që dueli i Milanos do të arbitrohet nga një milanez dhe kjo do të jetë ndeshja e 34-t për Soxën në Serinë A.

36-vjeçari do të ndihmohet nga anësorët Karbone dhe Xhalatini, ndëkrohë që në Var do të jetë Alehandro di Paolo.

Bilanci është pozitiv për të dyja skuadrat nën drejtimin e arbitrit. Soxa ka vendosur drejtësi në tre ndeshje të Interit në karrierën e tij dhe zikaltrit kanë fituar në të gjitha: Në sezonin 2021-‘22 në 3-1 kundër Romës, sezonin e kaluar në 2-1 në “Mapei” kundër Sasuolo dhe në 1-0 në “San Siro” kundër Napolit.

Precedentët janë edhe në favor të Milanit, që ka qenë i drejtuar dy herë nga Soxa, duke numëruar po kaq fitore. E para ka qenë në çerekfinalen e Kupës së Italisë 2021-‘22 (4-0 kundër Lacios), e dyta 2-1 kundër Fiorentinës në 2022-‘23.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions