Futboll ndërkombëtar

Holanda shënon fitore të rëndësishme ndaj Greqisë, vendos goli i Van Dijk

Holanda shënon fitore të rëndësishme ndaj Greqisë, vendos goli i Van Dijk

Holanda ka regjistruar fitore të rëndësishme ndaj Greqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Të përzgjedhurit e Ronald Koeman ia rrëmbyen grekëve edhe pozitën e dytë në Grupin B, duke bërë kështu një hap drejt kualifikimit për në Evropianin e vitit të ardhshëm. Ndeshja e zhvilluar sonte në “OPAP Arena” përfundoi me

Besnik Batusha

Holanda ka regjistruar fitore të rëndësishme ndaj Greqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Ronald Koeman ia rrëmbyen grekëve edhe pozitën e dytë në Grupin B, duke bërë kështu një hap drejt kualifikimit për në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “OPAP Arena” përfundoi me rezultatin minimal 0:1.

Fitoren “Tulipanëve” ia siguroi Virgil van Dijk, i cili shënoi nga penalltia në minutën e tretë shtesë (90+3’).

Vlen të theksohet se Wout Weghorst i kombëtares holandeze shpërdoroi një penallti, në minutën e 28-të.

Holanda pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe tani është e dyta në grup. Greqia gjithashtu ka pikë të njëjta, por tani është e treta.

Gjithsesi, holandezët janë më afër kualifikimit pasi kanë një ndeshje më pak se grekët.

GreqiaHolandaVan Dijk

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions