Futboll ndërkombëtar

“Blindohet” Rodrygo, Real Madrid i vendos brazilianit 1 miliardë euro klauzolë

“Blindohet” Rodrygo, Real Madrid i vendos brazilianit 1 miliardë euro klauzolë

Pas rinovimit të kontratës së Vinicius Juniors, “galaktikët” e Real Madrid kanë vendosur t’i “dhurojnë” një kontratë të re edhe “yllit” tjetër brazilian të sulmit, Rodrygo, me 22-vjeçarin, që ka nënshkruar këtë të enjte marrëveshjen e re me 14 herë kampionët e Evropës. Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio

Besnik Batusha

Pas rinovimit të kontratës së Vinicius Juniors, “galaktikët” e Real Madrid kanë vendosur t’i “dhurojnë” një kontratë të re edhe “yllit” tjetër brazilian të sulmit, Rodrygo, me 22-vjeçarin, që ka nënshkruar këtë të enjte marrëveshjen e re me 14 herë kampionët e Evropës.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, Rodrygo ka nënshkruar një kontratë të re, që skadon në qershorin e vitit 2028, me një rritje të lehtë page, si dhe një klauzolë prej 1 miliardë eurosh.

Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të karrierës së tij, Rodrygo ka zbritur plot 179 herë në fushë për “los blancos”, ku ka arritur të shënojë plot 39 gola e të dhurojë 33 të tjerë. Përsa i përket trofeve, me fanellën e “mbretërve”, Rodryo ka fituar 1 Champions League, 1 Superkupë Evrope, 1 Kupë të Mbretit, 1 Botëror për Klube, 2 Superkupa të Spanjë dhe 2 La Liga.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions