Futboll ndërkombëtar

“Kjo është finalja jonë”, Arbnor Muja kërkon mbështetjen e tifozëve para dy ndeshjeve jetike për Shqipërinë

“Kjo është finalja jonë”, Arbnor Muja kërkon mbështetjen e tifozëve para dy ndeshjeve jetike për Shqipërinë

Djemtë e Kombëtares janë gati për dy sfidat e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikim në Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm. Grumbullimi ka nisur dhe atmosfera brenda grupit është shumë pozitive. Sulmuesi kuqezi tha se ekipi është mjaft i fokusuar dhe gati për të

Besnik Batusha

Djemtë e Kombëtares janë gati për dy sfidat e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikim në Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Grumbullimi ka nisur dhe atmosfera brenda grupit është shumë pozitive.

Sulmuesi kuqezi tha se ekipi është mjaft i fokusuar dhe gati për të bërë realitet ‘ëndrrën’ e kualifikimit në Evropian.

“Si çdo herë jemi përgatitur dhe jemi shumë të fokusuar. Kjo është finalja jonë. Në këto kualifikuese jemi përgatitur mirë, ta shohim se si do të vazhdojë ecuria edhe në këto ndeshje. Nuk mendoj që duhet të ndryshojmë dhe të dalim më shumë apo më pak nga vetja, nëse vazhdojmë me këtë ecuri që kemi pasur nuk besoj se do të hasim probleme”, ka thënë fillimisht Muja.

Tutje, ai u mbështet tek tifozët kuqezi për të cilët tha se janë fuqia e kombëtares, ku dhe kërkoi mbështetjen e tyre për këto dy ndeshje.

“Futbolli gjithmonë ka vështirësi dhe mendoj që ekipi që kemi, grupi që kemi ka shumë cilësi dhe zemër dhe besoj se do të dalim me fitore. Fuqia jonë janë tifozat kuqezi, tifozat e kombëtares, jemi shumë krenar për ta dhe shpresoj që t’i gëzojmë në dy ndeshjet e fundit, së pari me Moldavinë dhe pastaj ta bëjmë festën e madhe në Tiranë “, përfundoi Muja.

Arbnor Muja

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions