Futboll ndërkombëtar

Leverkuseni siguron fazën nokaut, Xhaka shkëlqen sërish

Leverkuseni siguron fazën nokaut, Xhaka shkëlqen sërish

Granit Xhaka ka shkëlqyer sërish me Bayer Leverkusenin. Leverkuseni fitoi në udhëtim te Qarabagu në të enjten mbrëma në kuadër të Grupit H të Ligës së Evropës dhe e ka siguruar fazën nokaut. Leverkuseni hasi në vështirësi në këtë ballafaqim dhe golin e pikëve të plota e shënoi në minutën e katërt të kohës shtesë. Sulmuesi

Besnik Batusha

Granit Xhaka ka shkëlqyer sërish me Bayer Leverkusenin. Leverkuseni fitoi në udhëtim te Qarabagu në të enjten mbrëma në kuadër të Grupit H të Ligës së Evropës dhe e ka siguruar fazën nokaut.

Leverkuseni hasi në vështirësi në këtë ballafaqim dhe golin e pikëve të plota e shënoi në minutën e katërt të kohës shtesë. Sulmuesi Victor Boniface shënoi nga penalltia për fitoren e madhe që e kualifikon skuadrën gjermane tutje me 12 pikë nga vendi i parë.

Qarabagu mbetet me gjashtë pikë.

Xhaka e kompletoi ndeshjen te mysafirët kurse Redon Xhixha ishte në bankën rezervë te vendasit.

Për kapitenin e Zvicrës ishte fitorja e 15-të në 16-të ndeshje garuese me Leverkusenin në të gjitha garat. E ka edhe një barazim.

LeverkuseniXhaka

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions