Futboll ndërkombëtar

Harry Kane i jep fitoren Bayernit, Leipzigu “bie” në shtesë

Harry Kane i jep fitoren Bayernit, Leipzigu “bie” në shtesë

Harry Kane mban ende gjallë shpresat e Bayernit për fitimin e titullit të 12-të radhazi në Bundesligë. Sulmuesi anglez realizoi dy herë përballë Leipzigut në “Allianz Arena”, ku miqtë nuk shënuan më shumë se një gol, atë të barazimit të përkohshëm 1-1. Të parin Kane e shënoi në minutën e 56-të, por miqtë u kundërpërgjigjën

Besnik Batusha

Harry Kane mban ende gjallë shpresat e Bayernit për fitimin e titullit të 12-të radhazi në Bundesligë.

Sulmuesi anglez realizoi dy herë përballë Leipzigut në “Allianz Arena”, ku miqtë nuk shënuan më shumë se një gol, atë të barazimit të përkohshëm 1-1.

Të parin Kane e shënoi në minutën e 56-të, por miqtë u kundërpërgjigjën me Seskon. Duhej të vinte koha shtesë që Kane të shpëtonte Bayernin nga një rezultat i pakëndshëm, që do ta largonte përfundimisht nga gara për titull.

Bayerni me këtë fitore shkon në kuotën e 53 pikëve, tetë më pak se Leverkuseni kryesues.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions