Futboll ndërkombëtar

Mbyllën pa gola pjesët e para në Romë e Paris

Mbyllën pa gola pjesët e para në Romë e Paris

Në “letër” ishin përballje që premtonin shumë më shumë se çka po dhurohet në fushën e blertë. Të dyja sfidat e mbrëmjes, në Champions League, si ajo e “Stadio Olimpico”, mes “Shqiponjave” të Lazio e “Bavarezëve” të Bayern Munich, ashtu edhe ajo e “Parc des Princes”, mes “Kuqebluve”, të Paris Saint-Germain dhe “Baskëve”, të Real

Besnik Batusha

Në “letër” ishin përballje që premtonin shumë më shumë se çka po dhurohet në fushën e blertë.

Të dyja sfidat e mbrëmjes, në Champions League, si ajo e “Stadio Olimpico”, mes “Shqiponjave” të Lazio e “Bavarezëve” të Bayern Munich, ashtu edhe ajo e “Parc des Princes”, mes “Kuqebluve”, të Paris Saint-Germain dhe “Baskëve”, të Real Sociedad.

Në “mitikun” e kryqetetit italian është “folur” gjermanisht përgjatë gjithë 45 minutave të pjesës së parë, me djemtë e teknikut, Thomas Tuchel, që kanë sulmuar goxha portën e Provedel, me Kane, Sane e Musiala. Shqetësues për gjermanët pritet të jetë Joshua Kimmich, me “shkatërruesin” e mesfushës, i cili me përfundimin e pjesës së parë u shtri në fushë duke lotuar dhe nuk dihet nëse do të ta vazhdojë sfidën apo jo.

Ndërsa, në krahun tjetër, “Shqiponjat” e Lazio mbahen mirë, me “Të Kaltërit” që po tregojnë performancë dinjitoze ndaj kampionëve në fuqi të Bundesliga.

Ndërkaq, ndryshe duket situata në “Parc des Princes”, aty ku skuadrat kanë luajtur “ping-pong”, përgjatë pjesës së parë e më shumë “luftë” është bërë në repartin e mesfushës, ku fitimtarë kanë dalë “Baskët”, të cilët patën jo pak raste për të ndëshkuar “parisienët”. Mirë për ta që në fushë është Donnarumma!

Në radhët e “gjigantëve” të PSG rastet e vetëm të rrezikshme erdhën nga Kylian Mbappe e Ousmane Dembele, me këtë të fundit, që pati rastin më të rrezikshëm, por goditja e tij thjesht sa kaloi ngjitur me shtyllën.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions