Sporte Tjera

Autoritetet franceze parandalojnë sulmin në Lojërat Olimpike

Autoritetet franceze parandalojnë sulmin në Lojërat Olimpike

Ministri i Brendshëm francez ka thënë të premten se autoritetet e sigurisë kanë parandaluar një sulm që ishte paramenduar të bëhej gjatë Lojërave Olimpike në Paris. Ministri Gerald Darmanin ka thënë në komunikatë për media se anëtarët e sigurisë kanë arrestuar një 18-vjeçar nga Çeçenia, më 22 maj. Për të besohej se qëndronte prapa sulmit

Besnik Batusha

Ministri i Brendshëm francez ka thënë të premten se autoritetet e sigurisë kanë parandaluar një sulm që ishte paramenduar të bëhej gjatë Lojërave Olimpike në Paris. 

Ministri Gerald Darmanin ka thënë në komunikatë për media se anëtarët e sigurisë kanë arrestuar një 18-vjeçar nga Çeçenia, më 22 maj. 

Për të besohej se qëndronte prapa sulmit të menduar në aktivitetet futbollistike, të cilat do të mbahen në qytetin e Saint-Etiennes, në jugperëndim të Lyonit. 

Sipas hetimeve, 18-vjeçari kishte përgatitur sulmin në stadiumin “Geoffroy-Guichard” në stadiumin e qytetit në Saint-Etienne, që do të jetë nikoqir i disa ndeshjeve të futbollit gjatë Lojërave Olimpike Verore.

Plani ishte për t’u sulmuar tifozët dhe policia. Lojërat Olimpike në Paris organizohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Autoritetet francezeLojërat Olimpike

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare