Futboll ndërkombëtar

Interi i shënon pesë herë Frosinones, Asllani luan gjithë ndeshjen

Interi i shënon pesë herë Frosinones, Asllani luan gjithë ndeshjen

Interi ka shënuar fitore si mysafir i Frosinones me rezultat 5-0 në kuadër të xhiros së 36-të të Serie A. Simone Inzaghi futi një formacion të përzier me lojtarë që kishin luajtur më pak këtë vit, ndërsa ta edhe Kristjan Asllani. Kampioni i shpallur i Italisë, gjeti epërsinë në minutën e 19-të me Davide Frattesin,

Besnik Batusha

Interi ka shënuar fitore si mysafir i Frosinones me rezultat 5-0 në kuadër të xhiros së 36-të të Serie A.

Simone Inzaghi futi një formacion të përzier me lojtarë që kishin luajtur më pak këtë vit, ndërsa ta edhe Kristjan Asllani.

Kampioni i shpallur i Italisë, gjeti epërsinë në minutën e 19-të me Davide Frattesin, gol që mbylli pjesën e parë.

Frattesi asitoi te goli i dytë i shënuar nga Marko Arnautovic në minutën e 60-të.

Në minutën e 77-të, Tajon Buchanan shënoi golin e tretë për Neroazurrët pas asitimit të Stefano Sensit.

Rezultati shkoi në 4-0 në minutën e 80-të, kur Lautaro Martinez gjeti rrjetën.

Krejt në fund kishte festë edhe për Marcus Thuram që shënoi golin e fundit për rezultatin 5-0.

Interi ka 92 pikë pas kësaj fitoreje, ndërsa Frosionone me 32 pikë mban vendin e 16-të.

FrosinoneInteri

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions