Sporte Tjera

KB Trepça fiton titullin pas 12 vjetësh

KB Trepça fiton titullin pas 12 vjetësh

Pas 12-vjetësh pritjeje, KB Trepça e ka fituar titullin e Kosovës në basketboll. Trepça e mposhti Golden Eagle Yllin në ndeshjen e pestë finale të plejofit të elitës së basketbollit kosovar. Trepça fitoi me rezultatin 67:66 të enjten mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, që ishte e stërmbushur me shikues. Për “xehetarët” është titulli i

Besnik Batusha

Pas 12-vjetësh pritjeje, KB Trepça e ka fituar titullin e Kosovës në basketboll. 

Trepça e mposhti Golden Eagle Yllin në ndeshjen e pestë finale të plejofit të elitës së basketbollit kosovar.

Trepça fitoi me rezultatin 67:66 të enjten mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, që ishte e stërmbushur me shikues. 

Për “xehetarët” është titulli i pestë në histori të klubit, ndërsa Golden Eagle Ylli mbetet me dy titujt e fituar në vitet 2021 e 2022. 

Njësoj si katër ballafaqimet e kaluara, edhe të enjten mbrëma pati dramë dhe u vendos krejt në fund. Një minutë pa përfunduar i gjithë dueli, Darnell Edge shënoi për tri pikë, për rezultatin 65:60. 

Edge më pas i realizoi edhe dy gjuajtje të lira për 67:60. 

Alonzo Verge Jr. i shënoi dy trepikësha më pas për Yllin, por nuk dolën të mjaftueshme për ta shmangur disfatën me një pikë dallim, si dhe humbjen e titullit. 

Suharekasit e nisën mirë ballafaqimin duke fituar 16:10 në çerekun e parë. 

Mitrovicasit u këndellën në dhjetë minutëshin e dytë dhe fituan 20:14, ndërsa në pushim skuadrat shkuan me rezultatin e barabartë, 30:30. 

Ylli fitoi edhe në periudhën e tretë 11:7, por çereku vendimtar ishte i fundit ku Trepça fitoi 30:25. 

Më i miri në këtë triumf të vendësve ishte Edge, i cili ndeshjen e mbylli me 15 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime. 

Brandon Edwards kontribuoi me 15 pikë e tri kërcime, kurse Kevin Bracy-Davis e mbylli takimin me 13 pikë, pesë kërcime e një asistim. 

Verge Jr. ishte sërish më i dalluari tek Ylli me 28 pikë, katër kërcime e tetë asistime. 

Por, suharekasve nuk u ndihmoi as loja e mirë e Jalen Nesbitt, i cili pati 11 pikë, tetë kërcime e tri asistime. 

Trepça i ka fituar titujt në vitin 1993, 2000, 2001, 2012 dhe në edicionin aktual, 2023/2024. 

Në këtë sezon e ka fituar edhe Kupën e Kosovës, Superkupën dhe Ligën Unike.

TrepçaYlli

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare