Futboll ndërkombëtar

Lidhje korruptive me politikanë, arrestohet ish-Presidenti i klubit të Serie A

Lidhje korruptive me politikanë, arrestohet ish-Presidenti i klubit të Serie A

Ish-Presidenti i Genoa-s dhe Livorno-s, Aldo Spinelli është arrestuar pasi akuzohet për lidhjet e dyshuara korruptive midis sipërmarrësve dhe politikanëve. Aldo Spinelli u arrestua mëngjesin e sotëm, e martë 7 maj, së bashku me guvernatorin e Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, si pjesë e hetimit të kryer nga prokuroria e Genovas për lidhje të dyshuara

Besnik Batusha

Ish-Presidenti i Genoa-s dhe Livorno-s, Aldo Spinelli është arrestuar pasi akuzohet për lidhjet e dyshuara korruptive midis sipërmarrësve dhe politikanëve.

Aldo Spinelli u arrestua mëngjesin e sotëm, e martë 7 maj, së bashku me guvernatorin e Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, si pjesë e hetimit të kryer nga prokuroria e Genovas për lidhje të dyshuara korruptive midis sipërmarrësve dhe politikanët. Ndaj Spinelli- dhe Toti-t u caktua masa e arrestit në shtëpi.

Arrestimet janë rezultat i një hetimi nga prokuroria e Genovas për lidhjet e dyshuara korruptive midis sipërmarrësve dhe politikanëve, me vëmendje të veçantë për sistemin e koncesionit të portit, duke përfshirë rinovimin e koncesionit në Terminalin Bulk në Spinelli.

Ndërkohë mes emrave të përfshirë në hetim është edhe ai i Roberto Spinellit, djalit të Aldos. /GazetaSport

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions