Futboll ndërkombëtar

Real Madrid merr një fitore spektakolare në udhëtim ndaj Granadas

Real Madrid merr një fitore spektakolare në udhëtim ndaj Granadas

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim ndaj Granadas në kuadër të javës së 35-të në La Liga. Madrilenët në këtë ndeshje u paraqitën me formacion të dytë, pasi Ancelotti vendosi t’i pushojë yjet si Bellingham, Valverde, Rodrygo, Vinicius etj. Serinë e golave për mysafirët e hapi Fran Garcia (38’)

Besnik Batusha

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim ndaj Granadas në kuadër të javës së 35-të në La Liga.

Madrilenët në këtë ndeshje u paraqitën me formacion të dytë, pasi Ancelotti vendosi t’i pushojë yjet si Bellingham, Valverde, Rodrygo, Vinicius etj.

Serinë e golave për mysafirët e hapi Fran Garcia (38’) i cili shënoi për rezultatin 1-0 pas asistimit të Lucas Vazquez.

Në listën e realizatorëve u fut edhe mesfushori turk Arda Guler (47’) i cili shënoi për rezultatin 2-0 pas asistimit të Fran Garcias.

Në pjesën e dytë Real Madridi vazhdoi të dominojë në tërësi ndeshjen, ku edhe arritën të gjejnë rrugën e rrjetës edhe në dy raste të tjera.

Autor i të dy golave ishte Brahim Diaz i cili fillimisht shënoi për rezultatin 3-0 në minutën e 50-të dhe më pas për rezultatin përfundimtar 4-0 shënoi në minutën e 59-të.

Kjo ndeshje ishte më shumë sa për të plotësuar protokollin e La Ligas, pasi Granada edhe zyrtarisht ka rënë nga elita e futbollit spanjoll ndërsa Real Madridi javën e kaluar ishte shpallur kampion i ligës.

Real Madridi do të rikthehet në aksion përsëri të martën, aty ku do të jetë nikoqir i Alavesit në ‘Santiago Bernabeu’. /GazetaSport

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions