Sporte Tjera

Theren dy persona pas finales së basketbollit Trepça-Ylli, policia jep detaje

Theren dy persona pas finales së basketbollit Trepça-Ylli, policia jep detaje

Finalja mes Trepçës dhe Yllit në palestrën “Minatori” ka përfunduar me incident. Mitrovicasit triumfuan ngushtë 67:66 dhe u duk se gjithçka shkoi mirë. Megjithatë, pas përfundimit të finales, disa tifozë janë përleshur, ndërsa kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës për shkak të lëndimeve nga thika. Në një prononcim zëdhënësi i policisë për

Besnik Batusha

Finalja mes Trepçës dhe Yllit në palestrën “Minatori” ka përfunduar me incident.

Mitrovicasit triumfuan ngushtë 67:66 dhe u duk se gjithçka shkoi mirë.

Megjithatë, pas përfundimit të finales, disa tifozë janë përleshur, ndërsa kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës për shkak të lëndimeve nga thika.

Në një prononcim zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se dy persona kanë pësuar lëndime nga mjetet të mprehta (thikë).

“Rreth orës 21:30, është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Mitrovicë. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, tha Zahiti.

Trepça-Ylli

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare