Futboll ndërkombëtar

Guardiola flet hapur: Dera e Barcelonës është e mbyllur për mua

Guardiola flet hapur: Dera e Barcelonës është e mbyllur për mua

Edhe pse e ka të vështirë ta pranojë pasi Barcelona ka dhe do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij, Pep Guardiola e cilëson të mbyllur derën katalanase. “A është e mbyllur dera e Barcelonës për të ardhmen? Po, është e tillë. Tashmë jemi të rritur”, u shpreh tekniku katalanas, i

Besnik Batusha

Edhe pse e ka të vështirë ta pranojë pasi Barcelona ka dhe do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij, Pep Guardiola e cilëson të mbyllur derën katalanase.

“A është e mbyllur dera e Barcelonës për të ardhmen? Po, është e tillë. Tashmë jemi të rritur”, u shpreh tekniku katalanas, i cili po shkruan historinë te Manchester City.

Me kampionët e Anglisë ka edhe një vit kontratë, të cilën vështirë ta rinovojë. Sezoni i ri pritet të jetë i fundit për të në “Etihad”. Guardiola e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të marrë drejtimin e një ekipi kombëtar në të ardhmen.

Nuk mungon një koment për Hansi Flick, trajnerin e ri të Barcelonës: “I uroj më të mirën. Ndihmojeni dhe jepini kohë. Ai ka nevojë të përshtatet me stilin e lojtarëve që ka”.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions