Sporte Tjera

Distria Krasniqi fantastike, kampionia dardane në gjysmëfinale

Distria Krasniqi fantastike, kampionia dardane në gjysmëfinale

Xhudo është një sport ku Kosova shkëlqen prej vitesh dhe ku ka krijuar një traditë të bukur e plot fitore. Njësoj po ndodh edhe në Lojërat Olimpike Paris 2024. Distria Krasniqi, medalje e artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 dhe kampione Europe në 2021 dhe 2024, është kualifikuar në gjysmëfinalet e kategorisë deri në 52

Besnik Batusha

Xhudo është një sport ku Kosova shkëlqen prej vitesh dhe ku ka krijuar një traditë të bukur e plot fitore. Njësoj po ndodh edhe në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Distria Krasniqi, medalje e artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 dhe kampione Europe në 2021 dhe 2024, është kualifikuar në gjysmëfinalet e kategorisë deri në 52 kg.

28-vjeçarja nga Peja mposhti në çerekfinale izraeliten Gefen Primo dhe tashmë është një hap larg medaljes olimpike dhe finales së madhe.

Më parë, Distria Krasniqi kishte fituar përballë indonezianes Maryam March Maharanin, duke dominuar plotësisht. Ashtu siç ndodhi edhe përballë izraelites.

Befasia e madhe deri tani është eliminimi i japonezes Uta Abe, e cilësuar si favoritja e madhe për medaljen e artë.

Kampionia dardane do të sfidojë italianen Odette Giuffrida në duelin gjysmëfinal.

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare