Sporte Tjera

Duel ballkanik për medaljen e bronztë – Laura Fazliu do ta ketë përballë një xhudiste kroate

Duel ballkanik për medaljen e bronztë – Laura Fazliu do ta ketë përballë një xhudiste kroate

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka mësuar tashmë edhe kundërshtaren me të cilin do të përballet për të siguruar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’. Xhudistja nga Kosova e nisi garën nga rrethi i dytë pasi rrethin e parë nuk ka luftuar fare shkaku që është lartë në ranglistë. Fazliu u përball me kinezen

Besnik Batusha

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka mësuar tashmë edhe kundërshtaren me të cilin do të përballet për të siguruar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Xhudistja nga Kosova e nisi garën nga rrethi i dytë pasi rrethin e parë nuk ka luftuar fare shkaku që është lartë në ranglistë.

Fazliu u përball me kinezen Jing Tang të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove.

Në çerekfinale Laura kishte pësuar humbje ndaj xhudistes franceze Clarisse Agbegnenou, e cila arriti ta sigurojë fitoren me Ippon.

Në repesazh, Fazliu ia doli të triumfonte përballë kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard të cilën e mposhti pas tri gabimeve.

Tani në duelin që do të vendosë fituesen e medaljes së bronztë, Fazliu do të përballet me kroaten Katarina Kristo.

Laura Fazliu

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare