Sporte Tjera

Incidenti i parë në Lojërat Olimpike, çiklisti francez lëndohet rënd pas një përplasjeje

Incidenti i parë në Lojërat Olimpike, çiklisti francez lëndohet rënd pas një përplasjeje

Çiklisti australian Lucas Plapp ka përfunduar në spital pas një përplasjeje të rëndë që e pati gjatë provave individuale. Plapp u dërgua në një spital francez, dhe iu nënshtrua një operimi të shtunën në mbrëmje. Në pamje shihet përplajsa e tij dhe më pas edhe përpjekja të ngrihej përpara se një anëtar mbështetës i ekipit

Besnik Batusha

Çiklisti australian Lucas Plapp ka përfunduar në spital pas një përplasjeje të rëndë që e pati gjatë provave individuale.

Plapp u dërgua në një spital francez, dhe iu nënshtrua një operimi të shtunën në mbrëmje. Në pamje shihet përplajsa e tij dhe më pas edhe përpjekja të ngrihej përpara se një anëtar mbështetës i ekipit australian ta ndihmonte atë të dilte nga rruga.

Ai tani është duke u rikuperuar, ndërsa në spital me të ndodhen anëtarët e familjes dhe mjeku i ekipit australian, shkruan të dielën Komitetit Olimpik Australian.

Plapp ishte një nga dy çiklistët që nuk arritën ta përfundoj garën në kronometër e tij së bashku me Soren Ëaerenskjoldin. Shtegu ishte i vështirë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në Paris.

Plapp është tre herë kampion i Australisë në garat rrugore dhe dy herë kampion i garës së kronometrit.

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare