Sporte Tjera

Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Distria Krasniqi, vazhdon ta lartësojë shtetin e Kosovës, duke siguruar kësaj radhe medaljen e parë për vendin tonë në Lojërat Olimpike Paris 2024, e dyta për të, kësaj radhe e argjendtë, pas asaj të arit në Tokio 2020. Xudistja jonë, bëhet sportistja e parë që fiton dy medalje në Lojërat Olimpike, dhe atë në dy

Besnik Batusha

Distria Krasniqi, vazhdon ta lartësojë shtetin e Kosovës, duke siguruar kësaj radhe medaljen e parë për vendin tonë në Lojërat Olimpike Paris 2024, e dyta për të, kësaj radhe e argjendtë, pas asaj të arit në Tokio 2020.

Xudistja jonë, bëhet sportistja e parë që fiton dy medalje në Lojërat Olimpike, dhe atë në dy kategori të ndryshme. Për trajnerin e saj, Driton Kuka është medalja e katërt, me tri të arta dhe një të argjendtë.

Shteti i Kosovës, është vendi që shpërblen më së shumti në rajon sportistët që sjellin medalje nga Lojërat Olimpike.

Medalja e artë nga Lojërat Olimpike shpërblehet me një shumë prej 100 mijë eurosh, e argjendta 60 mijë, si dhe e bronzta 40 mijë euro.

Si fituese e medaljes së argjendtë në LO Paris 2024, Distria Krasniqit i takojnë 60 mijë euro.

Trajnerët marrin gjysmën e shumës që fitojnë sportistët kësaj radhe 30 mijë euro.

Kosova deri më tani kanë fituar një medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ndërsa pretendohet edhe të tjera në xhudo, por dhe në boks me Donjeta Sadikun.

Distria Krasniqi

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare