Futboll ndërkombëtar

Nico Williams refuzon Premier League, preferon vetëm një destinacion

Nico Williams refuzon Premier League, preferon vetëm një destinacion

Nico Williams rezultoi një nga lojtarët më vendimtarë në triumfin e Spanjës në Euro 2024. Jo më kot, tashmë sulmuesi i krahut të majtë ka përfunduar në objektiv për klubet më të rëndësishme të Evropës. Për 22-vjeçarin ka interes konkret nga ana e Chelseat në Premier League, megjithatë ai vetë duket se e ka ndarë

Besnik Batusha

Nico Williams rezultoi një nga lojtarët më vendimtarë në triumfin e Spanjës në Euro 2024.

Jo më kot, tashmë sulmuesi i krahut të majtë ka përfunduar në objektiv për klubet më të rëndësishme të Evropës. Për 22-vjeçarin ka interes konkret nga ana e Chelseat në Premier League, megjithatë ai vetë duket se e ka ndarë mendjen sa i takon të ardhmes.

Nico, është i gatshëm të largohet nga Athletic Bilbao, vetëm për një aventurë te Barcelona, skuadër në të cilën do të bashkohej me mikun e tij të ngushtë, Lamine Yamal. Aktualisht, Nico ka një klauzolë prej 58 milionë eurosh dhe në rast se kjo shifër depozitohet në arkat e klubit bask, atëherë mund të largohej pa problem.

Megjithatë, për ta bërë të mundur transferimin e Nico Williams, Barcelona fillimisht duhet të mbyllë marrëveshjen me sponsorin “Nike” si dhe të shesë ndonjë prej lojtarëve në organikën aktuale pasi kështu blaugranat mund të qëndronin në ekuilibër me “Fair Playn” financiar.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions