Sporte Tjera

Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”

Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Ceremonia hapëse do të mbahet të premten. Presidenca ka njoftuar se Osmani do të jetë në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa

Besnik Batusha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”. 

Ceremonia hapëse do të mbahet të premten. Presidenca ka njoftuar se Osmani do të jetë në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. 

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Republikës Emmanuel Macron dhe të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë krahas liderëve të shumtë botërorë, në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024, dhe për t’i mbështetur 9 sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këto Lojëra. Me këtë rast, presidentja Osmani ka potencuar se për Kosovën, pjesëmarrja në Lojëra Olimpike paraqet kulmin e punës së palodhur, përkushtimit dhe vendosmërisë së sportistëve tanë”, thuhet nga Presidenca. 

Në kuadër të vizitës në Paris, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin “Sporti për zhvillim të qëndrueshëm”, i cili organizohet nga presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare