Sporte Tjera

Toni Kuka: Krenar me ty Akil, luftove si luan | Nora përgjithmonë do të jetë kampione olimpike

Toni Kuka: Krenar me ty Akil, luftove si luan | Nora përgjithmonë do të jetë kampione olimpike

Driton Kuka, trajneri legjendar i xhudos kosovare, është deklaruar pas meçit të Akil Gjakovës për vendin e tretë, të cilin kosovare e humbi nga japonezi, Hashimoto. Toni ka shkruar edhe për Nora Gjakovën, e cila edhe pse e lënduar iu fut garës. Postimi i plotë: Luftove si luan sot Akil! Arrite gjysmëfinalen Olimpike! Meritove medaljen

Besnik Batusha

Driton Kuka, trajneri legjendar i xhudos kosovare, është deklaruar pas meçit të Akil Gjakovës për vendin e tretë, të cilin kosovare e humbi nga japonezi, Hashimoto. Toni ka shkruar edhe për Nora Gjakovën, e cila edhe pse e lënduar iu fut garës.

Postimi i plotë:

Luftove si luan sot Akil!

Arrite gjysmëfinalen Olimpike!

Meritove medaljen por fati s’ishte me ne sot!

Tri fitore të mëdha, azeri e japonezi ndalën medaljen e parë për shtetin e Kosovës për meshkuj pas luftës!

Pesë lufta të çmendura dhe të forta.

Ishe në çdo element më i mirë në gjysmëfinale por në sport ndonjëherë fati luan rolin e vet!

Vendi i 5 në Lojëra Olimpike rezultati më i madh për meshkuj pas shpalljes së pavarësisë!

Nora sot garoj e lënduar por e pati dëshirën edhe një herë të garoj në Lojëra Olimpike, jo për veten por për shtetin tonë, për popullin shqiptar, por nuk eci ashtu si menduam por je Kampione Olimpike dhe e tillë do mbetesh për mua krejt jetën!

Shkojmë më tutje…

Akil GjakovaNora GjakovaToni Kuka

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare