Futboll ndërkombëtar

Babai i lojtarit shqiptar e godet me çadër trajnerin e Zurichut

Babai i lojtarit shqiptar e godet me çadër trajnerin e Zurichut

Në ndeshjen me Zug, ku fituan 2 me 0, një incident ndodhi pasi trajneri Ricardo Moniz nxori nga loja lojtarin shqiptar Labinot Bajrami. Pas këtij zëvendësimi, babai i Bajramit, i pakënaqur, i është afruar trajnerit në stol duke i bërtitur dhe i hodhi një çadër në drejtim të tij, bëri të ditur klubi. Moniz arriti

Besnik Batusha

Në ndeshjen me Zug, ku fituan 2 me 0, një incident ndodhi pasi trajneri Ricardo Moniz nxori nga loja lojtarin shqiptar Labinot Bajrami.

Pas këtij zëvendësimi, babai i Bajramit, i pakënaqur, i është afruar trajnerit në stol duke i bërtitur dhe i hodhi një çadër në drejtim të tij, bëri të ditur klubi.

Moniz arriti t’i shmangej goditjes me çadër. Ndeshja vazhdoi normalisht pas incidentit.

Sipas klubit, trajneri e kishte zëvendësuar Bajramin pasi ky i fundit nuk kishte reaguar ndaj udhëzimeve të trajnerit dhe se i kishte folur me gjuhë vulgare, përcjell tch.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë veprim dhe do të ndërmarrim veprime ligjore”, tha FC Zurich.

Moniz foli gjithashtu për incidentin, duke thënë:

“Nuk kam hasur kurrë diçka të tillë. Ky është niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Do të ketë pasoja.”

Bajrami, i cili iu bashkua FC Zurich në vitin 2021 dhe u promovua në ekipin e parë këtë sezon, është paraqitur vetëm një herë për ekipin e parë. Zëvendësimi “nuk kishte lidhje me performancën e tij, por me sjelljen e tij ndaj trajnerit kryesor,” zbuloi FCZ.

Mësohet se Bajrami iu përgjigj udhëzimeve të trajnerit me “Fuck off”.

Babai i lojtaritFC ZurichLabinot Bajrami

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions