Sporte Tjera

Edi Rama i lumtur dhe krenar me medalistet olimpike të Kosovës

Edi Rama i lumtur dhe krenar me medalistet olimpike të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që është mik i medalisteve olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu. “I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Edi Rama

Besnik Batusha

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që është mik i  medalisteve olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu. 

“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Edi Rama në Facebook. 

Distria Krasniqi ka fituar në “Paris 2024” medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo e kishte fituar medaljen e artë në “Tokio 2020”. 

Ndërkohë Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë. 

Edi RamaKosova

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare