Sporte Tjera

Ekipi paralimpik i Kosovës parakalon në Paris

Ekipi paralimpik i Kosovës parakalon në Paris

Njësoj si ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike të Parisit, mbresëlënëse ka qenë edhe ceremonia hapëse e Lojërave Paralimpike që janë hapur zyrtarisht të mërkurën mbrëma. Në mesin e 4400 sportistëve me aftësi të kufizuara që do të garojnë për 549 medalje në 22 sporte të ndryshme, ka qenë edhe Grevist Bytyqi. Kosova ishte e 82-ta

Besnik Batusha

Njësoj si ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike të Parisit, mbresëlënëse ka qenë edhe ceremonia hapëse e Lojërave Paralimpike që janë hapur zyrtarisht të mërkurën mbrëma. 

Në mesin e 4400 sportistëve me aftësi të kufizuara që do të garojnë për 549 medalje në 22 sporte të ndryshme, ka qenë edhe Grevist Bytyqi. 

Kosova ishte e 82-ta që parakaloi në sheshin historik “Place de la Concorde”. 

Ekipi i Afganistanit ishte i pari që parakaloi, ndërsa i fundit Franca, si nikoqir i Lojërave Paralimpike. 

Garat do të nisin nga dita e enjte, ndërsa medaljet e para do të ndahen në taekwondo, pingpong, not dhe çiklizëm në pistë.  Lojërat Paralimpike do të zhvillohen për 11 ditë. 

Në Lojërat Paralimpike do të debutojnë tri shtete, ndërsa Kosova është njëra prej tyre. 

Kosova do të përfaqësohet nga atleti Grevist Bytyqi, që do të garojë në garën 1500 metra vrapim. 
Kosova ka tri paraqitje në Lojërat Olimpike Verore, por sportistët e Kosovës kanë munguar në Lojërat Paralimpike në “Rio 2016” dhe në “Tokio 2020”. 

Bytyqi të mërkurën mbrëma ishte bartës i flamurit të Kosovës dhe nëse përfshihet në garë për medalje, do të ishte sukses shumë i madh.

Ekipi paralimpikParis

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare