Futboll ndërkombëtar

Futbollisti urinon në fushë, ndëshkohet me karton të kuq

Futbollisti urinon në fushë, ndëshkohet me karton të kuq

Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes ndërmjet Cantorcillo FC dhe Atletico Awajun, një ndeshje e Kupës së Perusë, ishte e bujshme. Sebastian Munoz u përjashtua me karton të kuq pasi urinoi në fushë. Futbollisti nuk po arrinte ta besonte vendimin e arbitrit për ta nxjerrë jashtë lojës. URINOI NË FUSHË, PËRJASHTIM I MENJËHERSHËM Në minutën e

Besnik Batusha

Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes ndërmjet Cantorcillo FC dhe Atletico Awajun, një ndeshje e Kupës së Perusë, ishte e bujshme. Sebastian Munoz u përjashtua me karton të kuq pasi urinoi në fushë. Futbollisti nuk po arrinte ta besonte vendimin e arbitrit për ta nxjerrë jashtë lojës.

URINOI NË FUSHË, PËRJASHTIM I MENJËHERSHËM

Në minutën e 71′, ndërsa ndeshja u ndërpre përkohësisht për të lejuar stafin mjekësor të trajtonte Lucho Ruiz, portierin e Cantorcillo, ndodhi episodi surreal që çoi në përjashtimin e menjëhershëm të Munoz. Ndërsa po priste për të kryer një goditje nga këndi, numri 10 i Atletico Awajun urinoi pranë flamurit të këndit.

Episodi nuk kaloi pa u vënë re nga disa lojtarë kundërshtarë, të cilët njoftuan menjëherë arbitrin. Ai, pasi e kapi Munoz në flagrancë, nuk i mbeti gjë tjetër veçse t’i tregonte kartonin e kuq.

Já viu isso? Já FEZ isso? 😳

Sebastián Muñoz, do Atlético Awajún, urinou durante jogo contra o Cantorcillo e se deu mal. O jogador foi flagrado pelos adversários e o árbitro, que expulsou o atleta. O episódio aconteceu em partida da Copa Peru, equivalente à terceira divisão pic.twitter.com/ztNGusNvIH

— ge (@geglobo) August 19, 2024

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions