Sporte Tjera

Prishtina i zyrtarizon edhe dy përforcime të reja

Prishtina i zyrtarizon edhe dy përforcime të reja

Sigal Prishtina i ka zyrtarizuar sot edhe dy përforcime të reja për sezonin e ardhshëm. Bardhekaltrit kanë njoftuar përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale se e kanë rikthyer Eliot Pecin, ndërsa e kanë transferuar edhe Adhurim Alijajn. Këto përforcime janë në vazhdën e përforcimeve dhe të vazhdimeve të kontratave që po i bëjnë kryeqytetasit. Ata

Besnik Batusha

Sigal Prishtina i ka zyrtarizuar sot edhe dy përforcime të reja për sezonin e ardhshëm.

Bardhekaltrit kanë njoftuar përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale se e kanë rikthyer Eliot Pecin, ndërsa e kanë transferuar edhe Adhurim Alijajn.

Këto përforcime janë në vazhdën e përforcimeve dhe të vazhdimeve të kontratave që po i bëjnë kryeqytetasit.

Ata dje njoftuan se e kanë vazhduar bashkëpunimin me Fisnik Rugovën dhe me Muhamedali Janjevën, të cilët i nënshkruan kontratat e reja me klubin.

Gjithashtu, ata e rikthyen edhe Daniel Lekndreajn.

Prishtina pardje ua vazhdoi kontratat Bardh Istrefit e Jon Ismajlit, me të cilët nënshkroi për tri vjet.

Ata paraprakisht i transferuan basketbollistët amerikanë, Rashad Williams, Jalen Moore e Damiree Burns.

Prishtinasit pritet të bëjnë përforcime të tjera në ditët në vazhdim.

Ata synojnë ta kenë një sezon mjaft të suksesshëm dhe ta rikthejnë titullin e kampionit pas një kohe të gjatë pritjeje, por të kenë eksperiencë pozitive edhe në garat evropiane.

BasketbollPrishtina

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare