Futboll ndërkombëtar

Real Madridi gabon sërish, Mbappe mbetet ende pa gol në La Liga

Real Madridi gabon sërish, Mbappe mbetet ende pa gol në La Liga

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e radhës në La Liga. “Los Blancos” barazuan 1:1 në udhëtim ndaj Las Palmas, në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit spanjoll. Madje, madrilenët e panë veten në disavantazh vetëm pas pesë minutash lojë, kur Moleiro realizoi për 1:0. U

Besnik Batusha

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e radhës në La Liga.

“Los Blancos” barazuan 1:1 në udhëtim ndaj Las Palmas, në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit spanjoll.

Madje, madrilenët e panë veten në disavantazh vetëm pas pesë minutash lojë, kur Moleiro realizoi për 1:0.

U desh një penallti e minutës së 69-të nga Vinicius Junior për t’ia dhënë një pikë Realit të Madridit.

Ishte kjo ndeshja e tretë që Kylian Mbappe nuk ka shënuar gol dhe ende nuk ia ka bërë “sefte” në La Liga.

Me këtë barazim, Real Madridi tani ka pesë pikë pas tri ndeshjeve dhe gjendet në vendin e katërt.

Në anën tjetër, Las Palmas ngjitet në vendin e 16-të me dy pikë të grumbulluara.

MbappeReal Madridi

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions