Futboll ndërkombëtar

Zyrtare: Chelsea blindon Cole Palmerin

Zyrtare: Chelsea blindon Cole Palmerin

Chelsea ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Cole Palmer për vazhdimin e bashkëpunimit. Mesfushori anglez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 20233 me Blutë. “Chelsea është e emocionuar të njoftojë se Cole Palmer ka nënshkruar një zgjatje të kontratës dyvjeçare deri në vitin 2033”, thuhet në njoftimin e klubit londinez. “Cole prodhoi një nga

Besnik Batusha

Chelsea ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Cole Palmer për vazhdimin e bashkëpunimit.

Mesfushori anglez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 20233 me Blutë.

“Chelsea është e emocionuar të njoftojë se Cole Palmer ka nënshkruar një zgjatje të kontratës dyvjeçare deri në vitin 2033”, thuhet në njoftimin e klubit londinez.

“Cole prodhoi një nga edicionet debutuese të jashtëzakonshme të Chelsea pasi iu bashkua klubit verën e kaluar”.

“Ai shënoi 25 gola në të gjitha garat, u emërua Lojtari i Ri i Sezonit në Ligën Premier dhe fitoi çmimet Lojtari i Sezonit dhe Lojtari i Lojtarëve të Sezonit të klubit”, thuhet më tej në reagimin e Bluve.

Në anën tjetër, Palmer deklaroi: “Jam i kënaqur që nënshkruaj këtë marrëveshje të re. Kam arritur shumë në sezonin tim të parë këtu dhe shpresoj se mund të vazhdoj të përjetoj gjëra të mëdha në këtë klub, si në nivel personal, ashtu edhe në drejtim të sjelljes së suksesit dhe trofeve për Chelsean”. 

ChelseaCole Palmer

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions