Sporte Tjera

Kosova e Serbia në grupin e njëjtë në videolojën NBA të organizuar nga FIBA

Kosova e Serbia në grupin e njëjtë në videolojën NBA të organizuar nga FIBA

Kosova e Serbia janë shortuar në grupin e njëjtë për parakualifikimet për Kampionatin Botëror në videolojën NBA 2k25, e cila organizohet nga Federata Botërore e Basketbollit (FIBA). Në Grupin B, veç Kosovës dhe Serbisë, janë edhe Portugalia, Spanja, Lituania, Gjermania dhe Finlanda. Ndeshjet do te luhen nga 8 deri më 10 tetor 2024. Pesë nga

Besnik Batusha

Kosova e Serbia janë shortuar në grupin e njëjtë për parakualifikimet për Kampionatin Botëror në videolojën NBA 2k25, e cila organizohet nga Federata Botërore e Basketbollit (FIBA).

Në Grupin B, veç Kosovës dhe Serbisë, janë edhe Portugalia, Spanja, Lituania, Gjermania dhe Finlanda.

Ndeshjet do te luhen nga 8 deri më 10 tetor 2024. Pesë nga këto shtatë shtete do të kualifikohen për fazën e dytë të kampionatit, kualifikueset regjionale.

Evropa ka 22 shtete pjesëmarrëse në parakualifikime të ndara në tri gupe.

Në total, 61 shtete nga të gjitha kontinentet marrin pjesë në parakualifikime. Vetëm tetë shtete marrin pjesë në Botëror, i cili mbahet në dhjetor në Filipine.

Është edicioni i tretë i eFIBA me videolojën NBA në PlayStation. Kampion në fuqi janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fituesi në Botëror merr 50 mijë dollarë.

KosovaSerbia

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare