Sporte Tjera

KH Rahoveci shkruan historinë në EHF Europe Cup – përmbys ekipin nga Belgjika

KH Rahoveci shkruan historinë në EHF Europe Cup – përmbys ekipin nga Belgjika

KH Rahoveci ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në rrethin e tretë në EHF Europe Cup. Klubi i hendbollit ia doli të mposhtë kundërshtarin nga Belgjika, Bocholtin me rezultat 37-25. Ishte një ndeshje e luftuar, por KH Rahoveci e dinte qëllimin dhe synimin se ku duhet shkuar. Në palestrën “Mizahir Isma” gumëzhinte turma, ndërsa lojtarët

Besnik Batusha

KH Rahoveci ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në rrethin e tretë në EHF Europe Cup.

Klubi i hendbollit ia doli të mposhtë kundërshtarin nga Belgjika, Bocholtin me rezultat 37-25.

Ishte një ndeshje e luftuar, por KH Rahoveci e dinte qëllimin dhe synimin se ku duhet shkuar.

Në palestrën “Mizahir Isma” gumëzhinte turma, ndërsa lojtarët dhanë më të mirën për të arritur këtë moment historik.

Përkundër se në ndeshjen e parë pësuan humbje, ndeshja e dytë kishte një fytyrë krejt tjetër.

Me përkrahje masive, KH Rahoveci ia doli të kualifikohej në rrethin e tretë të garës, duke shpresuar që të shkojnë edhe më lartë.

Rahoveci

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare