Sporte Tjera

Dy sportistë suspendohen për anti-doping në Kosovë, dolën pozitiv për marihuanë

Dy sportistë suspendohen për anti-doping në Kosovë, dolën pozitiv për marihuanë

Agjencia e Anti-Dopingut për Kosovë ka suspenduar basketbollistin e Golden Eagle Yllit, Terrell Brown, për shkak se i njëjti ka rezultuar pozitiv në testet për doping të bërë së fundmi nga (KosADA). Brown është suspenduar për tre muaj (04.10.2024 – 04.01.2025) nga ushtrimi i çdo aktiviteti sportiv, raporton AsistOnline. Basketbollisti i Ylli nuk është i

Besnik Batusha

Agjencia e Anti-Dopingut për Kosovë ka suspenduar basketbollistin e Golden Eagle Yllit, Terrell Brown, për shkak se i njëjti ka rezultuar pozitiv në testet për doping të bërë së fundmi nga (KosADA).

Brown është suspenduar për tre muaj (04.10.2024 – 04.01.2025) nga ushtrimi i çdo aktiviteti sportiv, raporton AsistOnline.

Basketbollisti i Ylli nuk është i vetmi basketbollist që është suspenduar nga KosADA.

Agjencia e Anti-Dopingut sezonin e kaluar kishte suspenduar basketbollistin e Trepçës, Jordy Tshimanga.

Që të dy basketbollistët janë suspenduar për shkak të përdorimit të substancës së njëjtë, THC tetrahydrocanabinol / Carboxy THC.

Por çfarë është THC tetrahydrocanabinol / Carboxy THC?

Tetrahidrokanabinol (THC) është njëra prej komponimeve kimike që gjenden në kanabis/marihuanë. Ajo ka efekt dehës – që ndryshojnë mendjen. Produktet e kanabisit me THC mund të shkaktojnë ndryshime në humor, mendime dhe perceptime të realitetit. Këto produkte gjithashtu mund të shkaktojnë efekte të dëmshme shëndetësore në tru dhe pjesë të tjera të trupit.Marihuana është një drogë që ndryshon mendjen (psikoaktive), e prodhuar nga bima Cannabis sativa. Marihuana ka mbi 480 përbërës THC (delta-9-tetrahydrocannabinol), që besohet të jetë përbërësi kryesor që prodhon efektin psikoaktiv.

Tetrahidrokanabinol (THC-COOH) është një tregues i fortë se pacienti ka përdorur kanabis/marihuanë. THC-COOH mund të zbulohet në urinë për më shumë se 7 ditë pas një përdorimi të vetëm.

Basketbolldolën pozitivEagle Ylli

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare