Futboll ndërkombëtar

“Hat-tricku” i Haalandit e dërgon Norvegjinë në ligën A

“Hat-tricku” i Haalandit e dërgon Norvegjinë në ligën A

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shënuar “Hat-trick” në fitoren e thellë të Përfaqësuese së Norvegjisë 5:0 ndaj Kazakistanit. Norvegjia e siguroi kualifikimin në Ligën A pasi e mbylli grupin B3 në vendin e parë me 13 pikë. Haalandi e shënoi golin e parë të dytë dhe të katërt në minutat 23-të, 37-të dhe

Besnik Batusha

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shënuar “Hat-trick” në fitoren e thellë të Përfaqësuese së Norvegjisë 5:0 ndaj Kazakistanit.

Norvegjia e siguroi kualifikimin në Ligën A pasi e mbylli grupin B3 në vendin e parë me 13 pikë.

Haalandi e shënoi golin e parë të dytë dhe të katërt në minutat 23-të, 37-të dhe 71-të.

Golin e tretë e realizoi Alexander Sorloth në minutën e 41-të.

Antonio Nusa shënoi për 5:0 në minutën e 76-të.

Austria renditet në pozitën e dytë me 11 pikë dhe kualifikimin do ta kërkojë përmes plejofit.

Sllovenia është në pozitën e tretë me tetë pikë. Kazakistani është i fundit me një pikë dhe bie në Ligën C.

HaalandNorvegjia

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions