Sporte Tjera

Dënime prej 1 deri në 10 vjet për volejbollistët e Pejës që i sulmuan tifozët në Ferizaj

Dënime prej 1 deri në 10 vjet për volejbollistët e Pejës që i sulmuan tifozët në Ferizaj

Komisioni Disiplinor i Federatës së Volejbollit të Kosovës mori të shtunën vendimet për lojtarët e klubit të volejbollit Peja që dolën në tribunën anësore të palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj dhe sulmuan pak tifozë që ishin aty. Incidenti, prej më të rëndëve në volejbollin kosovar, ndodhi më 1 dhjetor, pas finales së Kupës së Federatës.

Besnik Batusha

Komisioni Disiplinor i Federatës së Volejbollit të Kosovës mori të shtunën vendimet për lojtarët e klubit të volejbollit Peja që dolën në tribunën anësore të palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj dhe sulmuan pak tifozë që ishin aty.

Incidenti, prej më të rëndëve në volejbollin kosovar, ndodhi më 1 dhjetor, pas finales së Kupës së Federatës.

Volejbollistit Arlind Kabashi i është shqiptuar masa “ndalim i pjesëmarrjes në gara në afat prej 10 vjetësh”. Ai është gjobitur me 1000 euro.

Leotrim Mujaj po ashtu do të jetë jashtë volejbollit për 10 vjet dhe do të paguajë gjobë prej 1000 euro.

Agron Nikçi, që është kapiten i skuadrës dhe mban pozitë të rëndësishme në Komunën e Pejës, është dënuar me tri vjet përjashtim nga garat dhe gjobë prej 800 euro.

Kaltrim Berisha po ashtu është dënuar me tri vjet përjashtim nga garat e volejbollit dhe gjobë prej 600 euro.

Tri vjet jashtë garave do të jetë edhe Dardan Husaj, që është gjobitur me 600 euro.

Ndërkohë Gazmend Husaj, që vlerësohet prej volejbollistëve më të mirë shqiptar në histori, nëse jo më i miri, është dënuar me 1 vjet largim nga garat dhe gjobë prej 500 euro.

Klubi Peja, për shkelje të rëndë disiplinore është gjobitur me 2000 euro.

Ferizajvolejbollistët e Pejës

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare