Sporte Tjera

Kënga anti-Kosovë në Tiranë, reagon Federata e Boksit Profesionist të Kosovës

Kënga anti-Kosovë në Tiranë, reagon Federata e Boksit Profesionist të Kosovës

Dalja në ring me këngë anti-Kosovë e boksierit serb Stefan Mariq është vlerësuar e papranueshme nga Federata e Boksit Profesionist të Kosovës. Mariq, që është boksier i nivelit fare të ulët, doli në ring të dielën në Tiranë me një këngë që Kosovën e quan tokë serbe. Ai boksoi me Ahmed Kocin, ndërsa humbi me

Besnik Batusha

Dalja në ring me këngë anti-Kosovë e boksierit serb Stefan Mariq është vlerësuar e papranueshme nga Federata e Boksit Profesionist të Kosovës.

Mariq, që është boksier i nivelit fare të ulët, doli në ring të dielën në Tiranë me një këngë që Kosovën e quan tokë serbe. Ai boksoi me Ahmed Kocin, ndërsa humbi me nokaut në raundin e dytë.

Dalja në ring me këngën ofenduese ndaj Kosovës u kalua pa ndonjë reagim në mbrëmjen e boksit profesionist në të cilën u zhvilluan plot meçe.

Ndërkohë të hënën me reagim zyrtar doli Federata e Boksit Profesionist të Kosovës. Sipas kësaj federate lëshime të tilla nuk duhet të tolerohen në të ardhmen.

“Federata e Boksit Profesionist të Kosovës e ka pranuar me shqetësim informatën se në mbrëmjen e boksit profesionist të mbajtur të dielën në Tiranë një boksieri serb i është lejuar hyrja në ring me këngë anti-Kosovë. Shprehim indinjatën e thellë me këtë ngjarje dhe kërkojmë nga Unioni i Boksit Shqiptar, si mbikëqyrës i evenimenteve të boksit profesionist në Shqipëri, të marrë masa ndaj organizatorit dhe të tregohet më i kujdesshëm në të ardhmen. Po ashtu kërkojmë t’ua tërheqë vërejtjen organizatorëve që një ngjarje e tillë të mos përsëritet. Bashkëpunimi mes federatave tona ka qenë gjithmonë shumë i mirë, duke kujtuar që kemi ndihmuar UBSH-në në rrugën drejt anëtarësimit në federatën evropiane EBU. Urojmë që ngjarje të tilla të pakëndshme të mos përsëriten kurrë”, shkruan në reagimin e Federatës kosovare të boksit profesionist.

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare