Futboll ndërkombëtar

Mbyllet pa fitues derbi dramatik i Italisë

Mbyllet pa fitues derbi dramatik i Italisë

Interi ka shënuar gol në minutën e 93-të për ta shmangur disfatën ndaj Milanit. Derbi dramatik i zhvilluar të dielën mbrëma ndërmjet Milanit dhe Interit ka përfunduar baras 1:1. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 23-të të Serie A. Tijjani Reijnders e kaloi në epërsi Milanin në minutën e 45-të. Por Stefan de Vrij në

Besnik Batusha

Interi ka shënuar gol në minutën e 93-të për ta shmangur disfatën ndaj Milanit.

Derbi dramatik i zhvilluar të dielën mbrëma ndërmjet Milanit dhe Interit ka përfunduar baras 1:1.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 23-të të Serie A.

Tijjani Reijnders e kaloi në epërsi Milanin në minutën e 45-të.

Por Stefan de Vrij në fund të ndeshjes me asistimin e Nicola Zaleëskit i barazoi shifrat.

Interi është në pozitën e dytë me 51 pikë por ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Milani ka 35 pikë në vendin e tetë.

Skuadrës së drejtuar nga trajneri, Simone Inzaghi, iu anulua edhe një gol i shënuar nga Lautaro Martinez në minutën e 33-të për shkak të pozitës jashtë loje.

Tek Interi në bankën rezervë ishte mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani.

InterMilan

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions