Sporte Tjera

Osmani pret në takim motrat Zeqiri, kampione në Gjimnastikë

Osmani pret në takim motrat Zeqiri, kampione në Gjimnastikë

Presidentja Osmani priti në takim gjimnastet kampione motrat Lisa dhe Vilëza Zeqiri, të cilat janë pjesë e klubit të Gjimnastikës “Elita” si dhe trajneren e tyre Abeliana Bregun. Vilëza dhe Lisa e njoftuan Presidenten Osmani për angazhimin e tyre në sportin e gjimnastikës, sukseset e vazhdueshme ndër vite në këtë sport dhe planet e tyre

Besnik Batusha

Presidentja Osmani priti në takim gjimnastet kampione motrat Lisa dhe Vilëza Zeqiri, të cilat janë pjesë e klubit të Gjimnastikës “Elita” si dhe trajneren e tyre Abeliana Bregun.

Vilëza dhe Lisa e njoftuan Presidenten Osmani për angazhimin e tyre në sportin e gjimnastikës, sukseset e vazhdueshme ndër vite në këtë sport dhe planet e tyre për të ardhmen. Po ashtu, edhe trajnerja e tyre Abeliana foli për sfidat që kanë në këtë sport dhe ecurinë e të ardhmes së klubit “Elita”.

Presidentja Osmani theksoi se suksesi i Lisës dhe Vilëzës në gjimnastikë, tregon se sportistëve në secilin sport duhet t’u ofrohet mundësia për përkrahje në mënyrë që ata të arrijnë suksese në arenën ndërkombëtare dhe t’i sjellin rezultate të mira Republikës së Kosovës, pasi ata janë promovimi më i mirë i vendit tonë.

GjimanistikeMotrat ZeqiriOsmani

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare