Sporte Tjera

Hendboll, Kosova U18 fiton ndeshjen dramatike me Nigerinë

Hendboll, Kosova U18 fiton ndeshjen dramatike me Nigerinë

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore dramatike paraqitjen në “IHF Trophy Intercontinental”. Të enjten në mbrëmje në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, “Dardanët” e rinj triumfuan me tri gola dallim ndaj Përfaqësueses së Nigerisë, 30:27. Në pjesën e parë, përfaqësuesja nigeriane kishte epërsi prej

Besnik Batusha

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore dramatike paraqitjen në “IHF Trophy Intercontinental”. 

Të enjten në mbrëmje në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, “Dardanët” e rinj triumfuan me tri gola dallim ndaj Përfaqësueses së Nigerisë, 30:27. 

Në pjesën e parë, përfaqësuesja nigeriane kishte epërsi prej katër golave, por paraqitje dukshëm më të mirë patën hendbollistët e rinj të Kosovës, për fitoren shumë të rëndësishme. 

Amar Muqolli, i cili e fitoi edhe epitetin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, ishte më i miri te Kosova me tetë gola. Gjashtë gola në fitore i shënuan Granit Kadiri dhe Drijon Istrefi, ndërsa Olsi Mulaj kontribuoi me pesë gola. 

Paraqitje të mirë në portë pati portieri Olt Kabashi. 

Ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit B, Kosova U18 e luan ndaj Kaledonisë së Re. 

Me fitore, Kosova U18 kalon në gjysmëfinale si e para në grup.

Kosova U18Nigeria

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare