Sporte Tjera

Laura Fazliu kthehet me medalje, largohet në lot nga arena

Laura Fazliu kthehet me medalje, largohet në lot nga arena

Laura Fazliu është kthyer me fitore në garat e xhudos, ndërsa arenën e lëshoi me lot në sy. Laura garoi të shtunën në Grand Prix Upper Austria, në Linz. Fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë. Laura nuk kishte garuar që nga Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Në fund të korrikut të vitit të

Besnik Batusha

Laura Fazliu është kthyer me fitore në garat e xhudos, ndërsa arenën e lëshoi me lot në sy. Laura garoi të shtunën në Grand Prix Upper Austria, në Linz. Fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.

Laura nuk kishte garuar që nga Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Në fund të korrikut të vitit të kaluar kishte fituar medalje të bronztë olimpike. Stërvitjeve u ishte kthyer shpejt, por jo edhe garave.

Në Austri ishte bartëse e parë e kategorisë, por megjithatë u ndal në gjysmëfinale. E mposhti japonezja e re So Morichika. Ajo luftë u vendos me dënime. Laura e pësoi dënimin e tretë në kohën shtesë.

Ndryshe ishte lufta për medalje të bronztë me holandezen Joni Geilen. Holandezja shpejt realizoi aksion për “Yuko”. Por Laura realizoi superhedhje të menjëhershme për “Ippon”. U lëndua gjatë finales, ndërsa tatamin e lëshoi me lot në sy. Është dukur si lëndim në gju.

Laura në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytën e mposhti italianen Carlotta Avanzato. Ndaj saj pësoi lëndim në fytyrë dhe iu vendos një fasho. Shpejt e kaloi xhudisten e Sllovenisë, Leila Mazouzi, në çerekfinale.

Kthimi i saj ishte i suksesshëm, por shpresohet që lëndimi mos të jetë serioz.

Laura FazliuXhudo

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare